Kush është kosovari që do ta marrë tregun e xhamit në Shqipëri
Kompanitë kosovare kanë filluar të investojnë seriozisht në tregun e Shqiperisë. Një prej tyre është edhe Kompania “Gitor Sh.P.K” në industrinë e xhamit, e cila e ka blerë kompaninë e konkurentit të tij potencial ende pa filluar punë dhe aktivitet në Shqipëri.
Kompania e cila po investonte në industrinë e xhamit “TASH Sh.A”, një konglomerat i fuqishëm investiv, supozohej të blinte kompaninë vendore “AGC”, me origjinë japoneze.
Por këtë e ka bërë tashmë kompania kosovare “Gitor Sh.P.K” duke blerë krejt mallin, uzinar dhe pajisjet “TASH Sh.A” në Shqipëri, duke u shndërruar kështu në importuesin më të madh të xhamit në Shqipëri.
“Gitor SHPK” merret me tregtinë me shumicë të xhamit. Sipas të dhënave të ARBK, dëshmohet se ky biznes është në pronësi të Bledian Ramadanit. Ramadani, me origjinë nga Vitia, është biznesmen në fushën e tregtimit me shumicë dhe referuar të dhënave publike zotëron disa pasuri të paluajtshme në territorin e Kosovë.