Kush është mami? Përdoruesit e “TikTok” nuk e besuan: Ajo duket më e re se vajza e saj
Shumë vajza duken si një version i ri i nënës së tyre. Por kjo dyshe e çon atë në një nivel krejt të ri, pasi njerëzit mendojnë se mamaja është më e re se e bija.
Një përdoruese e “TikTok” postoi një video dhe i habiti të gjithë kur i prezantoi me të ëmën.
Valeria Voronia, e cila ndan me ndjekësit mësime grimi, vendosi që të përfshinte mamanë e saj në një nga videot e saj të transformimit.
Fillimisht të dyja shfaqeshin të moshuara e të veshura jo bukur dhe më pas kthehen të reja e mahnitëse. Por përdoruesit e “TikTok”-ut nuk mund ta besonin faktin se gruaja tjetër në video ishte pikërisht nëna e Valerias.
Mamaja e 20-vjeçares duket shumë e re, madje ndjekësit menduan se ajo po i mashtronte pasi në të vërtet ishte motra e saj.
“Duken si dy motra! Motra juaj duket më e re. Nuk është mamaja jote. Asnjë rrudhë, as kur buzëqesh. Nuk e besoj. Kush është mami? Janë copy-paste. Ajo ka një fytyrë kaq rinore dhe të bukur”, janë disa nga komentet që gjenden në videon në fjalë.
Por kishte nga ata që mendonin se Valeria kishte përdorur shumë filtra për realizimin e kësaj video, por ato i hodhën poshtë këto pretendime duke bërë një tjetër postim që duken si binjake.
Valeria në të majtë dhe nëna e saj, Olga, në të djathtë