Kush është personi që i ka rrëmbyer zemrën Genta Ismajli?
Genta Ismajli rrallëherë flet në intervista për jetën e saj private, mirëpo këtë herë në një intervistë për plot 50 pyetje në Prive, ajo fliste gjithë kohës për një person të shtrenjtë për të, por në asnjë moment nuk e zbuloi identitetin.
“Një ngjarje e pabesueshme këtë vit…”?, ishte pyetja për Gentën, derisa përgjigja e saj ishte: “Një takim me një njeri shumë të dashur për mua”. Më pas këngëtarja e ka përmendur edhe njëherë “këtë personin e dashur” misterioz, që në ditëlindjen e saj i paska falë ndjenja të paharrueshme.
“Shumë ditëlindje të bukura kam pasur. Dhurata më e mirë që e kam marrë është kur e kam taku një njeri shumë të dashur timin. Në momentin që më ka përqafuar më ka bërë të ndjehem shumë mirë”, ka thënë Genta, duke lënë të dyshohet se dikush ia kishte rrëmbyer zemrën.