Kush është personi që qëlloi për vdekje ish-kryeministrin e Japonisë?

08 korrik 2022 | 13:04

Tetsuya Yamagami dyshohet se sot qëlloi për vdekje ish-kryeministrin e Japonisë, Shinzo Abe, gjatë një fjalimi që ky i fundit po e bënte, në fushatën pak para zgjedhjeve për Dhomën e Lartë.

Sipas informatave të grumbulluara deri më tani, dorasi Tetsuya Yamagami shërbeu në Forcën Detare të Vetë-Mbrojtjes, nga viti 2022, deri në vitin 2005.

41-vjeçari u kap nga zyrtarët e sigurisë pak momente pas të shtënave dhe po mbahet nën dyshimin për tentativë vrasjeje, raporton NHK.

Në fjalën e tij para policisë, Tetsuya Yamagami tha se qëlloi drejt ish-kryeministrit me qëllimin për ta vrarë, pasi nuk ishte i kënaqur me punën e tij si ish-kryeministër.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Christian Eriksen është gati të nënshkruajë për Manchester United. Avokatët…