Kush është politikania më e parezistueshme, Milaim Zeka habit me përgjigjen
24 nëntor 2020
| 11:28
Ish-deputeti dhe gazetari Milaim Zeka merr vëmendje gjithmonë me deklaratat e tij. Njësoj ka ndodhur edhe mbrëmë ku ishte i ftuar në emision “NIN” të “Klan Kosova”, bashkë me gruan e tij, Edlira Qefalia.
Zeka ka habitur me përgjigjen e tij kur ushtë pyetur nga bashkëshortja e tij se cila është politikania më e parezitueshme për të.
“Cila grua në politikë është jo vetëm e zonja por ka edhe dukjen që është e pamundur t’i rezistosh”, ishte pyetja që iu bë atij.
“Me Duda Baljen nuk e ndërroj asnjë. Edhe Atifete Jahjagën”, ka thënë Zeka.
Pas kësaj përgjigje, Edlira duke qeshur ka thënë se të dyja i kanë shoqe të mira dhe se i duan fort.
“Të dyja i kemi shoqe të mira. I duam dhe i përqafojmë fort”, ka thënë bashkëshortja e Zekës.