Kush është Radoiçiqi, krimineli i veriut të Kosovës dhe lidhja e tij me Vuçiqin
27 shtator 2023
| 08:36
Milan Radoiçiq ka lindur më 21 shkurt 1978 në Gjakovë. I njohur për publikun në Serbi, por edhe për autoritetet gjyqësore serbe.
Kohët e fundit është bërë i njohur në të gjithë rajonin. Ndaj tij dikur ishte lëshuar një urdhër-arresti për shkak të dyshimit se ishte i lidhur me vrasjen e politikanit kosovar Oliver Ivanoviq, por ai u tërhoq në mars të vitit 2021 pa një shpjegim zyrtar.
Radoiçiq ka qenë i njohur për autoritetet gjyqësore në Serbi që nga ngritja e aktakuzës kundër tij dhe Zvonko Veselinoviq në vitin 2011, duke i akuzuar ata për përvetësim të 32 kamionëve Hippo Alpe Adria Leasing.