Kush është Sebastien Gricourt, francezi që Rama e quajti “spiun”

14 tetor 2022 | 21:41

Mund të cilësohet si një ndër momentet më “gazmore” në historinë politike shqiptare gjesti që bëri kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ndaj homologut të tij kosovar, Albin Kurti, gjatë një organizimi të kongresit të Partive Socialiste Evropiane, i cili po zhvillohet aktualisht në Berlin.

E gjitha filloi pas një ndërprerje të bisedës, që Rama i ka bërë Kurtit, duke ia mbyllur sytë.

Kurti ndërsa po bisedonte me francezin, Sebastien Gricourt, i cili është këshilltar i jashtëm pranë Qeverisë së Kosovës, u zë në befasi për një moment ndërsa Rama fshehurazi u shfaq prapa Kurtit duke ja bllokuar shikimin.

Pasi Kurti nuk po e gjente se kush ia kishte mbyllur sytë nga pas, Gricourt, tregoi se pas tij, qëndronte kryeministri shqiptar.

“Po duhet ta kishe gjetur vetë more, jo me spiunë”, ia ktheu Rama buzagaz Kurtit, në përqafime e sipër.

Më pas Kurti, paksa në siklet filloi të prezantonte Ramën me Gricourt.

“Ky qenka me të vërtetë spiun”, i foli Rama, Kurtit duke qeshur, teksa ky i fundit i shpjegoi se edhe në burg, miku i tij, Gricourt, e kishte marrë rrugën për ta takuar.

Po kush është Sebastien Gricourt?

Në një bisedë që Albanian Post, kishte realizuar me Gricourt, në muajin dhjetor të vitit të kaluar, ky i fundit kishte treguar se 2 javë më parë është emëruar si këshilltar pranë Qeverisë së Kosovës.

Ndryshe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në qershor të viti të kaluar kishte pritur në takim në zyrën e tij Gricourt, në atëbotë si udhëheqës i Qendrës Ballkanike të Fondacionit Jean Jaures, me qendër në Paris.

“Në këtë takim miqësor ata rikujtuan kohët dhe ngjarjet e viteve 1998-99, dhe periudhën kur Kurti mbahej peng në burgjet e Serbisë e z. Gricourt e kishte vizituar atje nëpërmjet Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq”, thuhej në komunikatën për shtypë që zyra e kryeministrit e kishte lëshuar më 22 qershor të vitit 2021.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka bërë…