Kush është Stefan Deçanski që Menduh Thaçi me emrin e tij e etiketoi kryeministrin Kurti
Mes fyerjesh e sharjes prej më të ndryshmëve, Mendu Thaçi, kryetar i PDSH-së në Maqedoninë e Veriut është përplasur me Sadri Ramabajën në “Pressing” të T7.
Në mesin e shumë temave, Ramabaja ia ka përmendur Thaçit se ka nënshkruar demarkacionin e Maqedonisë së Veriut me Kosovën, transmeton gazeta online Reporteri.net.
Mirëpo Thaçi ia ktheu Ramabajës dhe Lëvizjes Vetëvendosje duke i quajtur “hajna” dhe “mashtrues” teksa ua ka përmendur edhe Manastirin e Deçanit.
“Ju, bashkë me Albin Stefan Deçanskin, e bëtë manastirin. Hajna, mashtruesa, dallaverxhinj! E fali manastirin Stefan Albini…”
Me informacione që janë të qasshme kudo në internet, Stefan Uroshi III nga dinastia Nemanjide, i mbiquajtur edhe “Deçanski”, ishte mbret serb që sundoi nga 1322 deri më 1331.
Meqë territoret e tij ishin zgjeruar edhe në Arbëri, Bullgari e Bizant, falë pasurive të grumbulluara, atij iu mundësua ndërtimi i plot kishave dhe manastireve ortodokse, disa nga fillimi e disa si rindërtime mbi themele kishash të mëparshme, transmeton gazeta online Reporteri.net.
Një nga ndërtimet kryesore të Stefanit të mbiquajtur “Deçanski” është edhe manastiri i Deçanit, të cilit me anë të një karte (krisobulle) iu dhuruan si pasuri qindra fshatra, katunde e kullosa. Ai ishte babai i atij që më vonë e shpalli veten perandor (car) Stefan Uroshi IV, i njohur si Dushani.