Kush është Velko Odalloviq?
Joseph Goebels ishte njeriu kryesor i Hitlerit për propagandë.
E Herman Goering një nga eprorët më të lartë ushtarak të liderit nazist.
Emrat e këtyre dyve u përmendën nga Kryemisnitri i Kosovës Albin Kurti, në takimin e parë me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq në Bruksel.
Me ta, shefi i qeverisë kosovare iu referua Velko Odalloviqit dhe Zoran Angelkoviqit, që ishin drejtuesit kryesor serb të Kosovës së okupuar gjatë luftës, njofton Klan Kosova.
I pari është i lindur në Komunën e Lipjanit dhe ishte drejtuesi kryesor politik i partisë së Sllobodan Millosheviqit në Kosovë nga viti 1997.
E i dyti është i lindur në Serbi dhe gjatë viteve të ’90 si anëtar i socialstëve në pushtet u dërgua në Kosovë, kur të gjithë shqiptarët ishin përjashtuar nga institucionet.
Këta dy politikanë e priten në Prishtinë presidentin e Serbisë, Milan Milutinoviq gjatë kohës së bombardimeve.
Atë e shoqëruan për të parë nga afër disa objekte që ishin goditur nga bombat e avionëve të NATO-s.
Aktivitetin politik në Kosovë, Odaloviq e Angjelkoviq e vazhduan edhe pas luftës.
Ata morën pjesë në tubimin e socialistëve në Graçanicë në vitin 2000. Madje, Odaloviq përdori edhe gjuhë të ashpër ndaj shqiptarëve e bashkësisë ndërkombëtare.
”Grupet seperatiste e terroriste shqiptare do të largohen sepse nuk e kanë vendin këtu, dhe ata do të shkojnë bashkë me OKB-në, mos keni asnjë dilemë. Të gjithë së bashku ndonëse do të na kushtojë shumë dhe është vështirë, por me përkrahjen e partisë dhe shtetit do të qëndrojnë këtu. Të jeni të sigurt”, ishte shprehur Velko Odaloviq.
Pak vite më vonë edhe Odaloviq edhe Angjelkoviq shkuan në Serbi.
E i pari vazhdoi të merret me politikë dhe mbajti poste me rëndësi në qeveri dhe Kuvend, njofton Klan Kosova.
Ndërsa aktualisht është Kryetar i Komisionit për persona të zhdukur në Serbi, nga e cila pozitë Albin Kurti kërkoi që ai të shkarkohet.
Por, Odaloviq këtë kërkesë dhe krahasimin me Goebelsin e Goringun i cilësoi si befasi të pakëndshme.