Kush i kërkoi Abelard Tahirit që të vazhdojë të jetë ministër i Drejtësisë
Ministri i Drejtësisë, Abelard Tanhiri, ka treguar se vendimi për dorëheqjen e tij nga posti i ministrit kishte ardhur si shkak i një shqetësimi që kishte të bënte në fushën e sundimit të ligjit.
Por ai në intervistë dhënë për “Zërin e Amerikës”, ka treguar se pas diskutimeve me kryeministrin Ramush Haradinaj dhe kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli ka vendosur ta vazhdojë punën e ministrit të Drejtësisë.
“Unë e kam thënë edhe më herët se kam pasur disa shqetësime që kanë të bëjnë në fushën e sundimit të ligjit, shqetësime të mija që i kam bërë të ditura edhe të kryeministri edhe te kryetari i partisë dhe normalisht që kërkesa e tyre ka qenë që unë të vazhdoj të drejtojë ministrinë e drejtësisë, një ministri tejet të rëndësishme dhe tashmë jemi në një periudhë shumë të rëndësishme me një numër shumë të madh të reformave që kemi ndërmarr dhe kjo është e tëra që mund të them për këtë çështje”, ka thënë Tahiri në një intervistë për “Zërin e Amerikës”.
“Unë e kam theksuar edhe më herët, deri më tani sa i përket kësaj çështjeje nuk është se kam dhënë ndonjë deklaratë dhe ka pasur teori të ndryshme konspirative për mënyrën se pse kam ofruar dorëheqje nga pozita e ministrit të Drejtësisë dhe meqenëse e kemi mbyllur dhe kërkesa e kryeministrit dhe i kryetarit të partisë sime, Kadri Veseli ka qenë që të vazhdoj edhe më tutje të drejtojë ministrinë e drejtësisë dhe mendoj se çdo koment më tutje sa i përket kësaj teme është e tepërt”, ka thënë Tahiri.
Linku i intervistës së plotë: https://www.zeriamerikes.com/a/4646864.html.