Kush ia ka “rrëmbyer” zemrën? Klaudia Pepa konfirmon lidhjen

04 tetor 2022 | 12:38

Klaudia Pepa jeton dhe vepron prej vitesh në Itali por kohët e fundit është rikthyer si anëtare e jurisë së “Dance Albania”. Duke komentuar performancën e konkurrentes Cindy Marina, e cila kërceu nën ritmet e këngës së Ed Sheeran “Perfect”, balerina e njohur bëri një koment dhe për dashurinë.

“E gjithë performanca kishte një magji, me tymin, me muzikën time, që kjo kënga është muzika dhe kënga ime e dashurisë”, tha Klaudia për performancën e modeles Cindy Marina. Më pas, Alketa e pyeti se me kë e ka këtë këngën e dashurisë, së cilës Klaudia iu përgjigj duke thënë “me dashurinë”.

Më tej, e ngacmuar nga Ermal Mamaqi, Klaudia tha se ai nuk ishte në sallën e “Dance Albania” dhe as në Tiranë. “A është në këtë planet”, shtoi më pas me shaka Iliri Shaqiri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Princi Harry dhe Meghan Markle janë padyshim prindër krenarë të…