Kush ishin pjesëmarrësit në konferencën e Bujanit dhe çfarë përmbanin dokumentet e miratuara
Konferenca e Bujanit ka filluar më 31 dhjetor 1943 dhe ka përfunduar më 2 janar 1944, në të cilën është nënshkruar një rezolutë, ku Kosovës i njihet e drejta e vetëvendosjes deri në shkëputje dhe realizimi i dëshirës së popullit shqiptar të Kosovës për bashkim me Shqipërinë.
Konferenca e Bujanit është mbajtur më 31 dhjetor 1943 e deri me 2 janar 1944, si rikonfirmim i rrethanave të reja të krijuara pas Mbledhjes së Mukjes, si dhe rezultat i mos përfshirjes së Kosovës dhe viseve tjera shqiptare nën sundimin e ish Mbretërisë SKS, (Konferenca e Bujanit), e cila u mbajt pikërisht për t’i kundërshtuar vendimet e Mbledhjes së II të AVNOJ-it në Jajcë (29-30 nëntor 1943) dhe mos përfshirjes së Kosovës si subjekt i pavarur që deri atëherë ishte përfaqësuar përmes Malit të Zi në KAÇKJ-së.
Bujani si një vend pritje e përfaqësuesve të dy kombësive (shqiptarëve dhe serbëve) që kërkonin një marrëveshje për parandalimin e konflikteve të mëtejshme ndëretnike.
Mbledhja e Konferencës u mbajt në kullën e Sali Manit, Bajraktarit të Krasniqes, që ndodhej pranë bazës së Shtabit Kryesor të UNÇ të Kosovës dhe të Komitetit Krahinor për Kosovë e Rrafshi i Dukagjinit, ku morën pjesë 49 delegatë që përfaqësonin të gjitha viset dhe shtresat shoqërore të Kosovës.
Midis pjesëmarrësve kishte komunistë, nacionalistë dhe atdhetarët të tjerë demokratë, përfaqësues të Forcave të Armatosura, të rinisë e të gruas antifashiste etj.
Në këtë konferencë morën pjesë 49 delegatë që përfaqësonin popullin e Kosovës dhe forcat politike të rreshtuara te Fronti Antifashist Nacional-çlirimtar i Kosovës. Konferenca shqyrtoi tri ditë radhazi problemet që dilnin nga lufta kundër pushtuesit.
Ajo zgjodhi kryesinë prej 9 vetash: Mehmet Hoxha (kryetar) ish-prefekt i Elbasanit, Rifat Berisha (nënkryetar), Pavle Joviqeviçin (nënkryetar), Xheladin Hana (anëtar), Fadil Hoxha (anëtar), Hajdar Dushi (anëtar), Zekeria Rexha (anëtar), Milan Zeçari (anëtar) dhe Ali Shukriu (anëtar).
Konferenca e Bujanit doli me një dokument përfundimtar, me rezolutë të miratuar në konferencë, ku thuhet: Kosova dhe Rrafshi i Dukagjinit është krahinë e banuar me shumicë nga populli shqiptar, i cili, si gjithmonë, ashtu edhe sot, dëshiron me u bashkue me Shqipërinë. Formulimi i një qëndrimi të tillë, siç thoshte Hajdar Dushi, mbështetej në vetë deklaratat e PKJ-së dhe të KANÇ-it të Jugosllavisë, në të cilat njihej parimi i vetëvendosjes së popujve deri në shkëputje, parim bazë ky i Kartës së Atlantikut, i shpallur solemnisht nga aleatët e koalicionit antifashist.
Më poshtë në rezolutë theksohej se Lufta e përbashkët me popujt e tjerë të Jugosllavisë kundër okupatorit nazist e rrogëtarëve të tij, është e vetmja rrugë për me fitue lirinë, në të cilën të gjithë popujt, pra edhe populli shqiptar, do të kenë mundësi me vetëvendosë mbi fatin e tyre, me të drejtën e vetëvendosjes deri në shkëputje.
Garant për këtë është UNÇ i Jugosllavisë dhe UNÇSH i Shqipërisë, me të cilën është ngushtësisht e lidhur. Përveç këtyre, për këtë garantojnë aleatët tanë të mëdhenj, Bashkimi Sovjetik, Anglia e Amerika (Karta e Atlantikut, Konferenca e Moskës dhe e Teheranit).
Kosova dhe Rrafshi i Dukagjinit është një anë, e cila popullohet në pjesën më të madhe nga popullsia shqiptare, e cila, si gjithmonë, dëshiron edhe sot të bashkohet me Shqipërinë. Prandaj, e ndiejmë për detyrë ta vëmë në dukje rrugën e vërtet në të cilën duhet të ecë populli shqiptarë për të realizuar aspiratat e vehta. Rruga e vetme për t’u bashkuar me Shqipërinë, për shqiptarët e Kosovës dhe të Rrafshi i Dukagjinit, është lufta e përbashkët me popujt e tjerë të Jugosllavisë.
Në vitin 1946 Tito ka deklaruar për agjencinë amerikane Associated Press se Kosova dhe territore të tjera shqiptare do t’i kthehen Shqipërisë. Udhëheqësi i ish-Jugosllavisë, Josip Broz Tito i ka premtuar Enver Hoxhës, në vitin 1946, se do t’i kthente Kosovën dhe territore të tjera shqiptare që ndodheshin në bashkimin jugosllav. Gazeta serbe Pravda shkruan se Tito në vitin 1946 për pak sa nuk i ka “dhuruar” Hoxhës Kosovën dhe Metohinë, por edhe territore të tjera shqiptare. Pak e njohur është për botën, ku ish-udhëheqësi jugosllav kishte thënë hapur se: Kosova dhe territore të tjera me shumicë shqiptare do t’i kthehen Shqipërisë, transmeton Shekulli shkrimin e gazetës serbe.
“Nëse komunistët vijnë në pushtet në Shqipëri, ajo (Kosova) mund të jetë nën juridiksionin e Tiranës”, ka thënë atëbotë udhëheqësi jugosllav për “Associated Press”.
“Kreu i shtetit shqiptar, Enver Hoxha gjithmonë ka thënë se mareshali Tito i ka premtuar në fund të qershorit të vitit 1946, se Kosova dhe territore të tjera me shumicë shqiptare do të jenë pjesë e Shqipërisë. Megjithatë, këtyre deklaratave nuk u është dhënë rëndësi pasi marrëdhëniet mes Tiranës dhe Beogradit kanë qenë gjithnjë të tensionuara”, shkruan më tej gazeta serbe.
Dora e djathtë e Titos, Edvard Kardel, sipas disa teorive konspirative, me rastin e vizitës së tij në Moskë i kishte thënë Stalinit se Kosova do t’i jepet Shqipërisë, me luftën e tyre kundër okupatorit dhe shërbëtorëve të tij.