Kush ishte Hueyda El Saied, artistja 46-vjeçare nga Sudani e lindur në Tiranë

23 nëntor 2021 | 11:35

Dita e sotme ka nisur me një lajm të trishtë, pasi është ndarë nga jeta artistja e njohur shqiptare, Hueyda El Saied. Është bërë e ditur se 46-vjeçarja, e cila prej disa kohësh jetonte jashtë vendit, ka ndërruar jetë në një spital, si pasojë e një sëmundje të rëndë.

46-vjeçarja ishte nënë e një djali, Gabriel, i cili erdhi në jetë nga martesa e parë me ish-partnerin francez, Michael Tamisier.

Artistja ishte e ndarë, pasi ai e kishte tradhtuar dhe vetëm pak kohë më parë i dha fund beqarisë duke u martuar me Thierryn. Me këtë të fundit kishte vite që njiheshin dhe ai gjithmonë e kishte pëlqyer. Por duke qenë se Hueyda ishte e martuar, ai nuk i kishte thënë asgjë.

46-vjeçarja postonte herë pas here foto e video me partnerin e saj, ku i shprehte dashurinë që kishte për të. Ajo nuk e fshihte në asnjë moment lumturinë që Thierry i kishte sjellë në jetë. Madje i bëri edhe një dedikim mjaft emocionues ditën kur ajo dhe i biri morën mbiemrin e tij.

“Babe e bir… Duart me te bukura ne bote per mua.

Profil/ Kush ishte Hueyda El Saied, artistja 46-vjeçare nga Sudani (FOTO)

Miqte e mi, sot kam zemren plot dashuri e krenari. Ashtu si dhe secili prej jush dhe une kam shume arsye qe të mburrem. Ardhja e Gabrielit ne jetën time dhe me pas ajo e Thierryt ne jeten tone ishin nder gjerat me te bukura qe kisha perjetuar deri me 2017. Por 2021-shin pavaresisht gjithe problemeve qe ka sjelle pandemia do te mbetet viti me i bukur per familjen tone.Tashme jemi ligjerisht te tre nje familje e vertete, se të tre kemi mbiemrin Grosjean, une nga martesa dhe Gabrieli nga biresimi. Me ne fund kam familjen qe kam enderruar. Thierry me shaka thote qe na ka zgjedhur Gabrielin dhe mua ne katallog, por Gabrieli dhe une themi te njejten gje per te, ndaj falenderojme Zotin qe beri qe Thierry te “hapte” faqen ku ishte fotografia jone e nuk u tremb teksa pa qe po lotonim. Perfundimisht jeta ka me shume imagjinate se ne dhe eshte e bukur, shume e bukur madje ♥?♥?♥?”, shkruante ajo pak muaj më parë.

Por kush ishte Hueyda El Saied?

46-vjeçarja ka lindur në Tiranë, ndërsa prejardhja e saj ka qenë nga Sudani. Hueyda El Saied ishte nga ato pak vajza që kishin provuar të bënin gjithçka sa i takon televizionit. Ajo dinte të këndonte, ishte balerinë, moderatore, spikere lajmesh dhe piktore.

Kujtojmë se disa nga programet që ka prezantuar janë: ‘Një këngë për ty’, ‘7 nga shënimet e mia dhe Kioska’ dhe  ‘Në restorant’. Hueyda ka marrë pjesë edhe në festivalet e muzikës shqiptare, ndër ta ‘Top Fest’ dhe ‘Kënga Magjike’.

Ajo ka qenë gjithashtu balerinë e suksesshme, por edhe një piktore shumë e talentuar. Ndërkohë e ftuar në një emision televiziv disa kohë më parë ajo rrëfeu dhe disa anë të errëta të historisë së familjes dhe si ishin vendosur në Shqipëri.

“Që t’jua them një herë e përgjithmonë meqë nuk e dini, stërgjyshi im ka qenë peshkatar dhe ka ardhur nga Sudani në Durrës, ku ka njohur një grua të re që vinte nga Turqia”, nisi rrëfimin ajo.

Më tej, tregoi me lot në sy një skandal në kohën e komunizmit, që e ka ndarë me të atin në moshën 3-vjeçare për 16 vjet.

Sipas saj, në atë kohë zv/ministri i Punëve të Brendshme, Feçor Shehu, i vardisej të ëmës së Hueyda, deri sa e ka ndarë nga i shoqi.

Profil/ Kush ishte Hueyda El Saied, artistja 46-vjeçare nga Sudani (FOTO)Profil/ Kush ishte Hueyda El Saied, artistja 46-vjeçare nga Sudani (FOTO)

Profil/ Kush ishte Hueyda El Saied, artistja 46-vjeçare nga Sudani (FOTO)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti Alexander Lukashenko ka deklaruar se Bjellorusia nuk kërkon të…