Kush janë drejtorët e rinj të Komunës së Prishtinës dhe nga cilat parti vijnë?

19 janar 2022 | 21:46

Kryetari i Prishtinës Përparim Rama kishte premtuar se kabineti i tij qeverisës do të përbehet nga profesionistë nga të gjitha subjektet politike.

Nga 11 drejtorët e prezantuar, 6 prej tyre kanë lidhje direkte me LDK-në, 2 kanë pasur lidhje me qeverisjen e Shpend Ahmetit, një nga Lëvizja për Bashkim, derisa dy të tjerë vijnë nga shoqëria civile.

Arbër Sadiki – Drejtor i Urbanizmit.


Sadiki është arkitekt i njohur i cili ka bërë hulumtime për arkitekturën e ndërtesave ikonë të kryeqytetit e me pas ka botuar libër.

Mimoza Sylejmani – Drejtoreshë e Planifikimit Strategjik dhe Zhvillimit të Qëndrueshëm.


Sylejmani për disa vite ka punuar në zyrën për rigjenerim urban në komunë si dhe në mandatin e kaluar ka qenë këshilltare komunale nga radhët e LVV-së e më pas PSD-së, në Kuvendin Komunal të Prishtinës.

Krenar Xhaferi – Drejtor i Investimeve Kapitale dhe Menaxhimit të Kontratave.


Xhaferi është zgjedhur asamblist i LDK-së në Prishtinë në zgjedhjet e fundit lokale.

Doruntinë Maloku – Drejtoreshë e Pronave.


Maloku ka qenë ish-deputete e LDK-së në Kuvendin e Kosovës.

Donat Lushaku – Drejtor i Kadastrit.


Lushaku është zgjedhur asamblist i LDK-së në Prishtinë në zgjedhjet e fundit lokale.

Adelina Sahiti – Drejtoreshë e Mirëqenies Sociale.


Sahiti ka qenë Kandidate e Lëvizjes për Bashkim për Kuvendin Komunal të Prishtinës në zgjedhjet e fundit lokale.

Izet Sadiku – Drejtor i Shëndetësisë.

Infektologu Sadiku është zgjedhur asamblist i LDK-së në Prishtinë në zgjedhjet e fundit lokale.Ka ushtruar fuksione të ndryshme në QKUK përfshirë pozitën e U.D. drejtorit të Klinikës Infektive në kohë pandemie.

Valbona Makolli – Drejtoreshë e Financave.


Makolli do të vazhdojë edhe një mandat në krye të Drejtorisë së Financave në Komunën e Prishtinës.

Makolli u emërua Drejtoreshë e Financave gjatë mandatit të ish-kryetarit Shpend Ahmeti, dhe e mban këtë pozitë që nga viti 2018.

Florian Dushi – Drejtor i Inspeksionit.


Dushi ka mbajtur pozita të rëndësishme në ekzekutiv. Ka qenë zëvendësministër i Drejtësisë. Së fundmi ka mbajtur pozitën e anëtarit të LDK-së në KQZ.

Donika Çetta – Drejtoreshë e Parqeve.


Donika është vajza e akademikut dhe pajtuesit të gjaqeve, Anton Çetta.

Bersant Beka – Drejtor i Administratës.


Këshilltar i Ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemaj dhe këshilltar i Përparim Ramës në garën për të parin e Prishtinës.

Deri më tani LDK në Prishtinë ende nuk ka zyrtarizuar koalicionin me PDK dhe subjektet tjera politike, që formalisht ishte arritur para votimit të kryesuesit të Kuvendit Komunal./Telegrafi/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ministri i Punëve të Jashtme, deputeti, Behgjet Pacolli, ka udhëtuar…