Kush janë dy vëllezërit binjak që kujdesën për sigurinë e Ronaldos
24 nëntor 2021
| 14:16
Ylli botëror i futbollit, Cristiano Ronaldo ka punësuar dy truproja të rinj. Bëhet fjalë për dy vëllezër, të cilët më herët kanë shërbyer në forcat special në Afganistan, shkruan Demokracia.com.
Për herë të parë, ata u shfaqën në krah të Ronaldos në shtator të këtij viti, pak para se futbollisti portugez të përgatitej të udhëtonte drejt Zvicrës për një ndeshje të Ligës së Kampioneve.
Ngjashmëria identike e Sergio dhe Jorge Ramalheiro ka ngjallur kuriozitet në rrjet, ndërsa mediat portugeze kanë zbuluar se ata kanë edhe një vëlla tjetër dhe janë trinjakë.
Ajo që ka nxitur më shumë komentet, është stili në të veshur i binjakëve, të cilët shfaqen vazhdimisht të kuruar dhe në formë.