Kush janë figurat publike që e frekuentojnë mëngjeseve Parkun e Gërmisë, kush është “kampioni”

27 korrik 2022 | 10:16

Kryeqyteti ynë, Prishtina, nuk është se ofron shumë mundësi rekreative për sportistët e sportdashësit, por, kur ekziston vullneti dhe pasioni, sigurisht se aty është Parku i Gërmisë, pikëtakimi i atyre që preferojnë të jetojnë shëndetshëm, duke aplikuar vrapimin, apo edhe ecjen, mëngjeseve të hershme, duke qenë “dëshmitarë” të lindjes së diellit mbi qiellin e Prishtinës.

Përveq qytetarëve të thjeshtë, pa përgjegjësi apo popullaritet publik, Parkun e Gërmisë e frekuentojnë edhe figura të rëndësishme të jetës publike të vendit, si politikan, biznesmen, sportist e artist të cilët herë pas herë vendosin që përmes fotove, të tregojnë për aktivitetin e tyre, por edhe i motivojnë të tjerët në atë drejtim.

Ndër personazhet publike që janë më të shpeshtë në parkun e kryeqytetit janë apo kanë qenë ish-presidenti Hashim Thaçi, ish-kryministri Ramush Haradinaj, biznesmeni, humanisti e presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ish-deputetja znj. Donika Kadaj, deputetja znj. Blerta Deliu, ish-boksierët Beqir Berisha e Afrim Mahaci, e jo rrallë edhe personel i ambasadave të huaja në Kosovë, pse jo edhe vetë ambasadorët.

Por, ajo që sot kemi vendosur të shkruajmë ka të bëjë me “kampionin” apo më besnikun e Parkut të Gërmisë, e që rezulton të jetë pikërishtë presidenti i FFK-së, Agim Ademi i cili përkundër angazhimeve, prioritet të obligimeve të mëngjesit e ka ecjen në Gërmi, për të cilën disa herë është deklaruar duke thënë se e ka si terapi, për t’i paraprirë ditëve të gjata e plot aktivitete.

Kujtojmë se dimri, apo vera, shiu apo bora, nuk janë pengesë që Agim Ademi ta aplikojë “ritualin” e tijë, e kjo vërtetohet nëse vendosni të jeni pjesë e këtij aktiviteti, ku vikendeve edhe mund të takoni më shumë figura publike për shkak të aktiviteteve më të vogla, ndërkohë Ademi mund të mungojë vetëm nëse ndodhet jasht vendit, në të kundërtën, nëse gjindet në Kosovë, nuk e humb asnjë vikend.

Po ju paraqesim më poshtë disa fotografi nga Parku i Gërmisë, i disa prej figurave tona publike.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ben Blushi Dom Altini, famullitar i Mamurrasit më çoi te…