
Kush janë gratë shqiptare më me ndikim sot?
Një hulumtim i ri nga dua.com tregon se audienca globale është e magjepsur nga talenti, inteligjenca dhe suksesi i tyre. Sipas kërkimeve të bazuara në të dhënat e Google, këngëtarja Dua Lipa kryeson si gruaja shqiptare më e kërkuar në mbarë botën, me 10 milionë kërkime në muaj – duke arritur në 120 milionë kërkime vjetore në vitin 2024.
Menjëherë pas saj vjen Nëna Terezë, me 89 milionë kërkime, duke dëshmuar se figurat shqiptare, si historike ashtu edhe bashkëkohore, vazhdojnë të ngjallin interes global.
Top 10-shja vazhdohet nga Rita Ora me 24 milion klikime në vit. E katërta Mira Murati me 12 milionë klikime në vit. Pastaj vijnë Bebe Rexha, Ava Max, Loradana, Enca Haxhiu, Melisadhe Era Istrefi.
Miratuar nga Kombet e Bashkuara në vitin 1977, çdo vit, 8 Marsi festohet si Dita Ndërkombëtare e Gruas. Për atë arsye, për këtë ditë të veçantë, sot do t’i përmendim disa prej grave shqiptare që kanë vërtetuar se janë të pandalshme dhe që njihen si ambasadoret tona më të mira.
Rezultatet e këtij hulumtimi jo vetëm që vijnë në kohën perfekte – më 8 Mars, Ditën Ndërkombëtare të Gruas – por gjithashtu ofrojnë një këndvështrim në interesimin e njerëzve në mbarë botën për suksesin e grave shqiptare.
Është inkurajuese të shohësh që jo vetëm femrat shqiptare nga diaspora po ndikojnë në botë, por edhe femrat e vendlindjes, siç janë Era Istrefi, Loredana, e Enca Haxhiu.
Mira Murati: Shqiptarja që po udhëheq revolucionin e AI
Përtej yjeve të muzikës, gratë shqiptare po bëjnë histori edhe në teknologji. Mira Murati, ish-Kryeshefe e Teknologjisë dhe CEO e OpenAI, ka pasur një rol kyç në zhvillimin e inovacioneve të AI-së, përfshirë ChatGPT. Së fundi është bërë e ditur se Mira ka hapur kompaninë e saj, Thinking Machines Lab, e cila thuhet se ka një vlerë prej 9 miliard dollarësh dhe definitivisht duket premtuese.
Me 1 milion kërkime mujore (12 milionë në vit), Murati spikat si një lidere në inteligjencën artificiale dhe një nga zërat më prominent në botën e teknologjisë, sidomos në Amerikë. Suksesi i saj është një dëshmi e aftësisë së grave shqiptare për të sfiduar barrierat në industri të mëdha globale.
Mbretëreshat e muzikës: Dua Lipa, Rita Ora & Bebe Rexha
Artistet me origjinë shqiptare kanë pushtuar industrinë muzikore globale.
Lista vazhdon me emra si Era Istrefi, Dafina Zeqiri dhe Elvana Gjata, të cilat vazhdojnë të tërheqin miliona fansa globalisht.
Vajzat e arta të sportit: Majlinda, Nora & Distria
Gratë shqiptare kanë bërë histori edhe në sport. Fitoret e tyre frymëzojnë brezat e rinj të sportisteve shqiptare. Sidomos në xhudo, tri kampione kanë shkëlqyer:
Influenceret, aktoret & modelet që po pushtojnë internetin
Studimi nxjerr në pah edhe ndikimin e madh të influencueseve, modeleve dhe aktoreve shqiptare:
Prania e tyre online po ndikon në kulturën dhe tendencat globale.
Sa janë të pasura gratë shqiptare?
Suksesi shpesh shoqërohet me pasuri, dhe studimi vë në dukje gratë shqiptare më të pasura. Në krye të kësaj liste qëndron Dua Lipa, e cila vlerësohet të ketë një pasuri prej rreth 100 milionë dollarësh. Me ndryshimet e fundit në menaxhim dhe kalimin nën drejtimin e të atit, Dukagjin Lipës, disa mediume parashikojnë se ajo mund të arrijë nivelin e miliarderëve në vitet e ardhshme.
Mirëpo ajo nuk është e vetmja. Pas saj vjen Rita Ora, me 30 milionë dollar. E pastaj renditen këngëtarja Bebe Rexha 8 milionë, modelja Emina Cunmulaj me 5 milonë dollar, dhe Ava Max, me 3 milionë dollar.
Rrugën e shtruar për sukses monetar padyshim se e ka edhe Mira Murati, pritet të shihet se si do të ec kompania e saj e re, por një gjë dihet, e ajo është se me punë dhe talentin e saj Mira Murati do jetë gjithashtu në mesin grave më të pasura shqiptare.
Historia shqiptare është e mbushur me gra që kanë lënë gjurmë të pashlyeshme. Nga Shote Galica, që luftoi për lirinë e vendit, tek Nëna Terezë, që iu përkushtua ndihmës ndaj të varfërve, gratë shqiptare kanë qenë gjithmonë shtylla të forta të shoqërisë.
Në ditët e sotme, gratë si Atifete Jahjaga dhe Vjosa Osmani, presidentet e para femra të Kosovës, vazhdojnë të frymëzojnë brezat e rinj me lidershipin dhe vizionin e tyre. Lista e grave shqiptare që bëjnë punë inspiruese dhe që janë model për vajzat e reja po rritet çdo ditë dhe ky është lajm jashtzakonisht i mirë për gjeneratat e reja.
Ky studim është realizuar nga platforma dua.com, që gjithmonë synon të promovojë vlerat shqiptare, duke përdorur të dhëna nga Google Ads e duke analizuar volumin e kërkimeve globale mujore dhe vjetore për gratë më të famshme shqiptare në industri të ndryshme. Për më shumë, shikoni hulumtimin e plotë këtu.