“Kush janë këta kriminelë?”, Tara thotë se kur e ka parë dokumentin kishte bërtitur dhe qarë

25 shkurt 2025 | 17:09

Ismet Tara në Hagë në fjalën e tij ku shpalosi shqetësimin për dokumentin që sa ditë e kërkoi. Ai shpjegoi edhe gjendjen se si kishte kuptuar për këtë dokument.

Ai tha se paraqitja e tij e parë në Hagë është bërë më 14 shkurt 2025, por në seancën përgatitore të 19 shkurtit e kishte parë për herë të parë dokumentin e që si reagim ndaj tij kishte qarë, bërtitur dhe i kishte quajtur kriminela intervistuesit e tij me 2019, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Me datën 19.02.2025 të mërkurën e kemi vazhduar prap deri dikund në mesditë pa problem, deri afër orës 12:OO në mesdite kur prokurorja ime ma paraqiti një dokument të vitit 2019 të intervistimit tim nga ekipi im intervistues të atëhershëm. Kur fillova ta lexoj më kaploi dridhje e trupit dhe frikë se çka lexoja e mendoja të bërtas ‘çfarë janë këta njerëz, çfarë na përgatitën neve, kush janë këta kriminela’ deri sa më qetësoi prokurorja e me tha se këto janë fjalë të tyre, e jo të tua dhe këtu nuk mund të lexoja kur pash se  dokumenti ishte nënshkruar nga ekipi i intervistuesve të mi e s’munda të lexoja më e leximin e fletës tjetër në shqip e beri përkthyesja ime”, tha ai.

Ai tha se përkthyesen e dëgjoi duke qarë dhe ndryshoi mendim për intervistuesit e tij, gjyqtarët e prokuroret duke menduar se janë armiqtë e tij, UÇK-së  e popullit të Kosovës.

“Unë duke qarë dhe dëgjoja, e ndryshova komplet mendimin tim për intervistuesit e mi, gjykatës e prokurorë se janë armiqtë e mi, të UÇK-së pavarësisë së Kosovës dhe popullit tim. Pastaj, një kohë të gjatë kërkova sqarime prokurores duke kërkuar e sharë intervistuesit e mi si kanë guxuar të më rrezikojnë mua, familjen time, të më bëjnë tradhtarë të luftës time, të heronjve e dëshmorëve të kombit e UÇK-së dhe të martirëve të vrarë dhe të gjithë luftëtarëve të UÇK-së”, tha ai.

Tara tha se pas kësaj i dhanë pushim për 3-4 orë dhe pas këtij pushimi i kujtohet se e kanë ftuar edhe njëherë por që kanë vazhduar prapë.

“Me hyri frika se çfarë do të ndodhë me mua dhe familjen time se këto shënime janë dhënë ose do të jepen para se ë njoftohet i tërë populli se këto shënimi janë të armiqve të mi, të popullit, të UÇK-së dhe luftës së shenjtë”, tha tutje ai.

Ai tha se ka kërkuar me datë 19 shkurt 2025 që të i jepet një kopje e këtij dokumenti ose numër regjistri, gjë e cila nuk ishte aprovuar me arsyetimin që ZPS-ja do ta ketë në sallë.

“Mu shtua frika edhe më shumë se pse nuk mu dha dokumenti. Nga ai dokument me kujtohen vetëm të zezat që janë përshkruar për mua si tradhtar  i kombit tim dhe të njëjtën kohë edhe si armik i Serbisë. Kështu përfundoi përgatitja ime me prokuroren pa u shqyrtuar edhe shumë faqe të tjera të intervistës të mija të vitit 2019”, tha ai.

Ai shtoi se do kishte qenë fat që ky dokument të nxjerrët dhe të publikohet.

Vlen të theksohet se gjatë fundit të dëshmisë së tij, dëshmitari u mor në pyetje edhe nga trupi gjykues i përfaqësuar nga gjyqtari Barthe për të cilin Tara shpjegoi versionin e tij lidhur me familjen Dediq.

Prokuroria s’pati pyetje shtesë dhe as prokuroria kështu që kjo shënoi përfundimin e dëshmisë së dëshmitarit në Hagë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidatja për deputete nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës…