Kush janë mercenarët e Putinit që po terrorizojnë botën prej disa vitesh
The Economist
Rusia vendosi rreth 190,000 trupa në kufi me Ukrainën përpara se të pushtonte vendin. Por mund të ketë forca të tjera ruse që po luftojnë në Ukrainë. Sipas një raporti të Times më 28 shkurt, më shumë se 400 mercenarë që i përkasin Grupit Wagner janë dërguar në Kiev për të vrarë Volodymyr Zelensky, presidentin e Ukrainës.
Zyrtarët amerikanë thanë se kanë konstatuar disa veprime të përfshirjes së Wagner në luftë. Këto raporte nuk janë konfirmuar, por prania e Wagner nuk do të ishte një befasi. Për vite me radhë Ukraina ka akuzuar organizatën mercenare ruse, e cila duket se ka lidhje të ngushta me Kremlinin, gjatë luftimeve në Luhansk dhe Donetsk.
Mercenarët, të cilët thuhet gjithashtu se kanë luftuar në Afrikën Veriore dhe Sub-Sahariane, janë akuzuar për tortura, përdhunime dhe vrasje, raporton abcnews.al
Kush është Grupi Wagner dhe cila është lidhja e tyre me shtetin rus?
“Nga këndvështrimi ligjor, Wagner nuk ekziston”, sipas Sorcha MacLeod. Në vend të një entiteti të vetëm, Wagner është një rrjet kompanish dhe grupesh.
Wagner u themelua nga Dmitry Utkin, një ish-ushtar rus me tatuazhe naziste. Thuhet se u emërua sipas kompozitorit të preferuar të Hitlerit. Në dhjetor 2016, Utkin u fotografua së bashku me Vladimir Putin, presidentin e Rusisë, në një event në Kremlin, duke lënë të kuptohet për lidhjet e fuqishme të grupit.
Wagner mendohet se financohet nga Yevgeny Prigozhin, një biznesmen. Forcat e armatosura ruse po punojnë ngushtë me grupin, duke i siguruar municione dhe avionë.
Kreu i shërbimeve të sigurisë të Ukrainës e ka krahasuar Wagner me “një ushtri private të Putinit”.
Që pas shfaqjes për herë të parë në Ukrainë në vitin 2014, mercenarë të Wagner janë shfaqur në shumë vende ku Rusia ka treguar interes. Ata kanë luftuar në Siri dhe Libi, dhe së fundmi kanë qenë në Republikën e Afrikës Qendrore dhe Mali.
Dërgimi në luft i mercenarëve në vend të trupave të saj i lejon Rusisë të minimizojë viktimat e luftës. Vendi gjithashtu heq një pjesë të përgjegjësisë: ndryshe nga ushtarët, mercenarët janë shumë të vështirë për t’u identifikuar, raporton abcnews.al
Mercenarët e Wagner janë akuzuar për shkelje të të drejtave të njeriut dhe gazetarët që kanë hetuar për Wagner janë vrarë.
Për Prigozhin, puna mund të jetë fitimprurëse. Firmat e lidhura me të dhe Wagner kanë marrë kontrollin e naftës në Siri dhe miniera të diamanteve. Rusia nuk është i vetmi vend që ka mercenarë. Grupet turke, për shembull, mendohet se veprojnë në Libi.
Dhe disa mendojnë se shkalla dhe lidhjet politike të Wagner-it mund të jenë shumë të ekzagjeruara: nocioni i një organizate të fuqishme dhe në hije tashmë e ndihmon Putin të ngjallë frikë te njerëzit.
Në të vërtetë, mercenarët e Wagner-it kanë qenë shpesh të pasuksesshëm. Ata u tërhoqën nga Mozambiku në vitin 2019 pasi xhihadistët filluan ti vrisnin. Disa njerëz në vendet ku operon Wagner janë mirënjohës për mbështetjen. Në Mali, ku junta qeverisëse mendohet se paguan Wagner me 10 milionë dollarë në muaj, njerëzit shpresojnë se ata do të jenë më të dobishëm në arritjen e stabilitetit të vendit.
Por nëse mercenarët e Wagner ndodhen tashmë ne Ukrainë, jo të gjithë do të jenë të kënaqur me praninë e tyre. /abcnews.al