Kush janë rezervistët izraelitë, cili është roli dhe mosha e tyre?
Izraeli ka arritur një rrethim total dhe po përgatitet të hyjë në Rripin e Gazës me ndihmën e 300 mijë rezervistëve të tërhequr në 48 orët e fundit.
Kjo teksa tensioni me Hezbollahun po rritet në kufirin verior, me rrezikun e hapjes së një fronti të ri lufte shumë të rrezikshëm.
Janë 177 mijë ushtarë aktivë në ushtrinë izraelite (IDF), të cilët janë të përfshirë në shërbimin ushtarak.
Burrat kanë një periudhë të detyrueshme trevjeçare rekrutimi, gratë dy vjet.
Sakaq, rekrutimi fillon në moshën 18 vjeç.
Përafërsisht 30 për qind e stafit janë gra.
Megjithatë, janë më shumë se 400 mijë rezervistë, të cilët thirren në rast nevoje. Përqindja është ulur ndjeshëm me kalimin e viteve.
Në vitin 2008, Knesset miratoi “Ligjin për shërbimin rezervë”, sipas të cilit mosha e përjashtimit nga detyrimi për rezervë u reduktua në 40 vjet për ushtarët e zakonshëm, 45 për oficerët dhe 49 për rezervistët që kryejnë detyra specifike, të cilat kryesisht përfshijnë zyrtarë mjekësorë, drejtues mjetesh të rënda, mekanikë dhe teknikë.
Kurse për gratë, deri në mesin e viteve 1990, rezervistët ishin shumë të rrallë në Forcat e Mbrojtjes të Izraelit.
Me hapjen e aktiviteteve ushtarake për ushtaret femra, shumë prej tyre iu ofrua të pranojnë shërbimin rezervë pas përfundimit të periudhës fillestare të detyrueshme të rekrutimit si kusht për të hyrë në pozicione të caktuara në IDF.
Ushtaret femra që shërbejnë e bëjnë këtë deri në moshën 40 vjeçare, pavarësisht nga statusi martesor, ndërsa gratë shtatzëna apo gratë me fëmijë, përjashtohen menjëherë nga shërbimi luftarak.
Në varësi të njësisë së cilës i përkasin, shërbimi rezervë ofron tërheqje të shumta në vit, të cilat mund të ndryshojnë nga një ditë në disa javë, gjatë stërvitjes normale.
Kjo, për të qenë në gjendje të ofrojë përforcime gjatë situatave emergjente si luftërat, operacionet ushtarake ose fatkeqësitë natyrore, për aq kohë sa është e nevojshme.
Po ashtu edhe ish-kryeministri izraelit Naftali Bennett ka raportuar në front për t’u regjistruar si rezervist.