Kush janë shqiptarët e UDB-së që i përmendi ish i burgosuri politik?
06 gusht 2024
| 22:03
Basri Musmurati, në një intervistë për “Debat Plus,” ka përmendur emrat e disa shqiptarëve që ishin pjesë e UDB-së dhe që e torturuan gjatë burgosjes së tij në vitin 1981.
Në një intervistë në emisionin “Debat Plus,” ish i burgosuri Basri Musmurati ka zbuluar emrat e disa shqiptarëve që ishin pjesë e Drejtorisë/Agjencisë së Sigurimit Shtetëror, e njohur si UDB.
Musmurati ka përmendur Selim Broshën, Tefik Mehmetin, Bafti Jakupin, Bashkim Kursanin, Sinan Sahitin, Daut Morinën dhe Asllan Sllamnikun si individë që e kanë torturuar gjatë periudhës së tij të burgosjes.
Sipas Musmuratit, këta individë e torturuan në mënyra të ndryshme, qoftë fizikisht apo psikologjikisht, nga 2 korriku i vitit 1981 deri në nëntor të po atij viti.