Kush janë tre kirurgët e Spitalit të Vushtrrisë që dyshohet se u morën pacientëve para për operacione

10 janar 2023 | 08:35

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se tre kirurgë janë duke u hetuar si të dyshuar për korrupsion në spitalin e Vushtrrisë.

Në njoftimin e lëshuar MSh deklaron se do të marrë masa të parapara ligjore.

“Në lidhje me rastin e raportuar në medie për rastin e Spitalit të Vushtrrisë, Ministria e Shëndetësisë përmes Bordit të ShSKUK- së, sot pasdite ka pranuar njoftimin zyrtar nga Spitali i Vushtrrisë, ‘Shekih Zajed’ së tre kirurgë tashmë një kohë janë duke u hetuar nën dyshimin për korrupsion”.

“Ministria e Shëndetësisë dhe ShSKUK janë në dispozicion të organeve të hetuesisë në mënyrë që procesi i hetimeve të vazhdojë deri në zbardhjen e plotë, dhe njëkohësisht përmes mekanizmave brenda institucioneve ditëve në vijim do të ndërmarrim të gjitha masat e parapara ligjore”, thuhet në njoftim.

Zekaj i cili po hetohet nga Prokuroria në Mitrovicë nën dyshimet për marrje të ryshfetit nga pacientët për të kryer operacionet, është emëruar në pozitën e anëtarit të Bordit Drejtues të SHSKUK-së në korrik të vitit të kaluar nga Qeveria Kurti në kohën kur MSH udhëhiqej nga Rifat Latifi.

Zekaj bashkë me dy kolegë të tij kirurgë, Ekrem Sefiu dhe Arsim Latifaj, janë duke u hetuar pasi dyshohet se kanë marr para nga pacientët kinse për të blerë materialet e nevojshme për operacion, kryesisht rrjeta dhe klipa.

Hetimet i ka konfirmuar edhe prokurorja e rastit Fetije Bajrami në Mitrovicë.

Gazeta Shneta ka siguruar disa video nga një sinjalizues në Spitalin e Vushtrrisë, të cilat kanë zbardhur dëshmitë e pacientëve dhe familjarëve për korrupsionin në këtë institucion.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Situata në Kosovë pas zhvillimeve që ndodhën në veri të…