Kush ka më së shumti armë bërthamore në botë? Këto janë statistikat
24 shkurt 2022
| 15:42
Në situatën e jashtëzakonshme të krijuar nga Rusia së fundmi, lajmet kryesore lidhën me forcat ushtarake.
Një lajm i publikuar nga prestigjiozja britanike “Metro” zbulon statistikat e shteteve në aspektin e fuqisë bërthamore, përcjell lajmi.net.
Rusia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë 90 për qind të armëve bërthamore në gjithë botën.
Rusia është lidere me 6 257 armë bërthamore, derisa ShBA kanë 5 550.
Kina qëndron me 350, derisa Franca ka 290 e Britania e Madhe 225.
Më poshtë mund ta shihni grafikun e plotë