“Kush ka vajza, botën ka”, deputeti shqiptar marton vajzën
Deputeti socialist Xhemal Qefalia ka martuar vajzën ditën e sotme. Ai ka publikuar foto nga ceremonia në profilin e tij në Facebook, duke shkruar një urim emocionues për të bijën. Qefalia shkruan se e bija i ka dhënë sot të njëjtin emocion si ditën e parë kur erdhi në jetë.
Postimi i plotë:
Kush ka vajza botën ka”!
Më bërë të përjetoj sërish të njëjtin emocion si ditën kur erdhe në jetë e të mora në krahë për herë të parë dhe sot po në krah por me fustanin e bardhë të nusërisë.
BIJA IME!
Ti ishe gëzimi i parë i familjes!
Vitet kaluan pa kuptuar dhe sot je veshur e bërë nuse, duke lumturuar e gëzuar Erjonin dhe familjen e tij, por për ne mbetesh sërish Klara e vogël, e dashur dhe e qeshur.
Dashuri e cila nuk do të mungojë kurrë sa të kemi frymën!
Buzëqeshja jote do të jetë sërish frymëzim për ne, për mamin, Leartin dhe Klausin!
Qofshi të lumtur bija babit.