Kush këput zambakun ‘Mis – Akkus Lily’ në Turqi merr gjobë 9 000 euro
28 qershor 2019
| 11:53
Autoritetet turke kanë njoftuar se kush këput zambakun ‘Mis – Akkus Lily’ do të paguajë një gjobë prej 9 000 eurosh.
Lloji i parë i bimës është zbuluar në vitin 1993 në qytetin Ordu të Turqisë. Ordu që ka një florë të pasur, është shtëpia e mbi 700 llojeve të bimëve të regjistruara, 130 prej të cilave janë endemike.