Kush mendon për punëtorin sot?

26 gusht 2023 | 14:44

Kreu i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj ka reaguar pas vdekjes së një punëtori të ndërtimit.

“Vdesin, shfrytëzohen, injorohen, poshtërohen. Kur Qeveria ndan një kacidhe, sikur filantropët, e bën për t’u bërë pastor i tyre, jo për t’i fuqizuar si shtresë shoqërore. Edhe një punëtor i ndërtimit ka humbur jetën sot. Kullat shumëkatëshe janë më shumë sesa objekte që ngjiten qiellit. Ato gërmojnë varre nën tokë. Asgjë, një dëm kolateral ky me gjuhen e ekonomisë së suksesit”, ka shkruar ai në “Facebook”.

Ai ka theksuar tutje se: Kush mendon për punëtorin sot? Sindikata do të duhej. “Një Qeveri e majtë mbase…Veprimet sindikale ndërkohë po bëhen vepër e dënueshme. Para ca ditësh punëtorëve në Trepçë iu reduktua paga për shkak të grevës”.

“A ka qenë i siguruar punëtori që vdiq? Cila ka qenë mbrojtja dhe siguria në punë? Sa herë e ka vizituar inspektorati këtë vendpunishte? Për të gjitha këto, rezistenca është përgjigje”, ka shkruar Molliqaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit