Kush mund ta rrëzojë Kurtin? Abdixhiku dhe Hamza si kandidatët potencialë për kryeministër

28 tetor 2024 | 23:32

Analisti politik, Belgzim Kamberi ka parashikuar se dy kundërkandidatë potencial për të “luftuar” kryeministrin aktual, Albin Kurti janë Lumir Abdixhiku si kreu i LDK-së dhe Bedri Hamza si kandidat potencial për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës [PDK].

Kamberi tha në “Debat Plus” se për rrëzimin apo ndryshimin e rezultateve të zgjedhjeve duhet një opozitë, e cila praktikisht i merr votat dhe i rrëzon me rezultate, por që në zgjedhjet e 9 shkurtit pritet të shihet se a mund të e bëjë opozita aktuale.

“Pushteti mund të jetë shkaktari i rrëzimit të vetvetës. Por duhet një opozitë që praktikisht i merr votat dhe i rrëzon. Dhe këtë drejtim, mbetet të shihet se opozita aktuale a mund të e bëjë. A jemi në fakt të tilla që përsëri Vetëvendosja do rrëzojë vetvetën. Praktikisht, de facto duhet një dikush që I merr ato vota që e bën rotacion pushtetin. Kemi krejt një opozitë tjetër sesa vitet e kaluara. Veçanërisht do të matet Lumir Abdixhiku dhe Bedri Hamzaj. Albin Kurti është për ta rikonfirmuar vetën. Ramush Haradinaj është për rikonfirmim të AAK-së dhe vetës së tij. Këto zgjedhje do të sfidonin Abdixhiku dhe Hamza. Abdixhiku është për here të pare si kreu I LDK-së dhe Hamza kandidat për kryeministër.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Buxheti i shtetit për vitin 2025 kap shifrën 8.2 miliard…