“Kush na ka inatin ju q**** nëna” | Luiz Ejlli ofendon Dea Mishelin në mes të koncertit (Video)

09 korrik 2023 | 19:25

Debatet mes Luiz Ejllit dhe Dea Mishel nuk kanë qënë të pakta e as të buta në brenda shtëpisë së Big Brother Vip.

Për të prekur emocionalisht kundërshtarin, lojtarët ceknin sa më shumë detaje nga jeta private e banorëve në atë format.

Luizi duket se nuk ka harruar disa fjalë të Dea Mishel kur kjo e fundit përgjatë një debati është shprehur se Shkodra është një provincë duke u treguar përçmuese e prejardhjes së Ejllit.

“Tani këtë këngë ia dedikoj një banoreje të shtëpisë së BBVip se më tha je provincial se Shkodra është provincë. Ajo e kishte zakon që kur vinin djem në shtëpi, ia hidhte nga një sy. Edhe unë i kam thënë: kur të jem brenda do loz me gjërat që janë brenda. Ama kur të dal jashtë unë nuk të harroj, kështu që sot dua dhe ndihmën tuaj për me t’i bërë këtë dedikim asaj dhe kujtdo që thotë që Shkodra është provincë,” tha Luizi dhe më pas nisi këngën “O lulija jonë me limona o, kush na ka inatin ju q** nona o”.-dëgjohet teksa thotë fituesi Big Brother Vip 2.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Luftëtari i madh kombëtar, personaliteti i shquar i kombit, atdhetari…