Kush nga politikanët e Kosovës mban dhe kush nuk e mban unazën e martesës
Kush nga politikanët e Kosovës mban dhe kush nuk e mban unazën e martesës
Shumë nga figurat politike të Kosovës janë persona që tashmë janë martuar dhe kanë krijuar familje.
Megjithatë, shumica prej tyre vendosin që më rrallë të postojnë ose të flasin për jetën private të tyre dhe pak prej tyre i shohim të ndajnë jetën familjare me publikun, shkruan “Express”.
E një detaj që e kemi vërejtur është se jo të gjithë politikanët meshkuj të skenës sonë politike mbajnë në dorë shenjën që simbolizon martesën, unazën.
Për presidentin Hashim Thaçi tashmë dihet se ai nuk është fans i madh i unazave dhe asnjëherë nuk është parë me një të tillë, por me siguri se nuk ju ka rënë në sy se edhe disa emra shumë të njohur të politikës nuk mbajnë këtë “simbol martese”, e ndër ta edhe Ramush Haradinaj, Isa Mustafa, Daut Haradinaj e Fatmir Sejdiu.
Hashim Thaçi është i martuar me Lumnijen tash e sa vite dhe ai shihet me bashkëshorten në rastet e rralla kur fotografohen nga gazetarët një ndonjë dalje.
E presidenti i Kosovës asnjëherë nuk është parë me ndonjë unazë në asnjë nga duart e tij, gjë që tregon se nuk i ka ‘për qejfi’.
Unazë nuk mban as kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ani pse shumë shpesh e shpreh dashurinë për Anitën sa herë që i vjen rasti.
Njëjtë vepron edhe vëllai i tij, Daut Haradinaj, i cili nuk mban unazë. Dauti është i martuar me motrën e Anitës, Lolën, derisa familjen e tyre të bukur dhe të lumtur shumë shpesh mund ta shohim në postime e dedikime të bukura që bëjnë, si ai si Lola.
Ndërsa lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili në vitin 2014 është martuar me norvegjezen Rita Augestad Kndusen dhe që nga atëherë nuk e ka hequr rrethin e martesës nga dora.
Edhe Fatmir Limaj shihet thuajse gjithmonë me një unazë. Ai është i martuar me Arlinda Balajn dhe çifti shfaqen gjithmonë shumë të lumtur në secilën foto të tyre bashkë.
Burrat udhëheqës të LDK-së, si Isa Mustafa ashtu edhe Fatmir Sejdiu, preferojnë të mos mbajnë unazën.
Ndryshe nga ta, nën-kryetari i tanishëm i LDK, Lutfi Haziri, i cili është i martuar me këngëtaren Mirvete Bajrami, nuk e heqë unazën.
Unazën mban edhe kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti. Ahmeti është i martuar Adriana Gjinollin dhe çifti kanë dy fëmijë bashkë.
Njëjtë vepron edhe kryetari i tanishëm i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, i cili gjithmonë shfaqet me unazë dhe me krenari pranë bashkëshortes së tij elegante, Violetës.