Kush nuk do ta donte një burrë si Justini?
25 nëntor 2018
| 12:32
Modeluesja e famshme Hailey Baldwin ka festuar 22-vjetorin e lindjes. Për herë të parë në jetën e saj do ta shijojë ditëlindjen si një grua e martuar. Sigurisht se dhuratat e surprizat nga partneri i saj Justin Bieber nuk do të mungojnë.
Një burim pranë tyre ka zbuluar surprizën që ka rezervuar ylli i popit për modeluesen. “Ditëlindja e Hailey përkon me festën e ditës së falënderimeve në Amerikë, kështu ata do të festojnë me familjen e modelueses dhe më pas do të nisen të dy së bashku për një udhëtim romantik”, ka thënë një burim për “HollywoodLife”.