“Kush po i jep zor bre, çfarë ka?”, Arben Gashi reagon ndaj deputetëve në Kuvend
Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi u ka reaguar deputetëve që po flisnin nga ulëset e tyre, derisa, ai po mbante fjalim në Kuvend të Kosovës.
“Kush po i jep zor bre qatje përmas, çfarë ka?”, ka thënë Gashi, derisa deputetët po bënin zhurmë duke mos e dëgjuar fjalimin e tij.
“Përfitimi i sotëm është humbja e nesërme, sot i çon nja tre vetë në bord, por humbja e madhe është nesër, rrugë e kapjes së institucioneve, ju po e shkatërroni traditën e cila ka qenë traditë e vlerësimit individual”, ka thënë Gashi, derisa ka vazhduar fjalimin për pikën e rendit të ditës.
“Këto sot nuk po shiten, po i trajtoni si mekanizëm për me kap pushtetin, do të ju mbet në fyt nesër”, ka thënë ai.
LDK-ja e ka kundërshtuar propozimit për shkarkim të bordit të Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave.
Të njëjtit kanë përmendur interpretim nga Gjykata Kushtetuese për këtë rast.