Kush po kryeson në komunat kryesore të Kosovës?
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke vazhduar me procesin e numërimit të votave për subjektet politike.
Deri më tani janë numëruar 88.04% e votave në gjithë Kosovën, ku e para renditet LV me 41.29%, e dyta PDK me 21.83%, e treta LDK me 17.75% dhe e katërta renditet koalicioni AAK-Nisma me 7.68%.
Sipas të dhënave nga KQZ, në shtatë komunat më të mëdha të Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje është partia që kryeson dukshëm me numër të votave krahasuar me partitë e tjera.
Në Gjakovë nga numërimi i 93.10% të votave, LV ka marrë 47.15%, AAK-Nisma ka 19.70%, LDK me 16.68% dhe PDK 10.23%
Në Mitrovicë nga numërimi i 89.52% të votave, LV ka marrë 56.23%, e dyta renditet PDK me 30.81%, LDK renditet e treta me 6.31% e katërta Koalicioni për Familjen me 3.37% kurse AAK-Nisma janë të pestët në këtë komunë me 1.37%.
Kjo komunë drejtohet nga Bedri Hamza i PDK-së, i cili ishte dhe kandidat për kryeministër.
Në qytetin e Pejës nga numërimi i 80.30% të votave, LV është e para me 41.37%, e dyta renditet LDK me 28.01%, e treta është AAK-Nisma me 12.74% dhe PDK e pesta me 10.11%.
Kjo komunë udhëhiqet nga Gazmend Muhaxheri i LDK-së.
Në Prishtinë deri më tani janë numëruar 94.19% e votave, ku LV ka marrë 46.80%, LDK ka 25.54%, PDK ka marrë 18.43%, Koalicioni për Familjen 4.23% dhe AAK-Nisma 3.31%.
Edhe Prishtina aktualisht është nën udhëheqjen e Përparim Ramës nga LDK.
Në Gjilan janë numëruar 78.29% e votave, ku LV ka marrë 51.54%, LDK ka 21.73%, PDK ka marrë 17.06% dhe AAK-Nisma ka 2.73%.
Kjo komunë aktualisht drejtohet nga Alban Hyseni i LVV-së.
KQZ në Prizren ka numëruar 91.10% të votave, ku LV ka marrë 40.79%, PDK ka 22.85%, LDK ka marrë 10.67% dhe AAK-Nisma ka 4.77% të votave.
Prizreni është nën udhëheqjen e Shaqir Totaj nga PDK.
Në Ferizaj janë numëruar 88.16% e votave, ku edhe në këtë komunë LV është e para më 50.99%, e dyta PDK më 27.61%, e treta LDK me 12.72% dhe e katërta renditet AAK-Nisma me 3.19%.
Edhe kjo komunë është nën udhëheqjen e Agim Aliut nga PDK. /Telegrafi