Kush po përfiton nga mjegulla politike?

09 shkurt 2025 | 23:53

Kandidatja për deputete e PDK-së, Besa Ismaili, ka reaguar në “Facebook” se kush po përfiton nga mjegulla politike?, duke iu referuar procesit të sotëm zgjedhor, numërimit të votave nga KQZ-ja.

“Dështimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) nuk është thjesht një çështje administrative apo një akt kriminal si hakimi, por një kërcënim serioz për stabilitetin politik dhe social. Përgjegjësia për garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme nuk qëndron vetëm mbi KQZ-në. Edhe institucionet më të larta shtetërore kanë dështuar të sigurojnë integritet në procesin zgjedhor. Pra, kush po përfiton nga ky kaos?”.

“Janë ata që shfrytëzojnë dështimin e KQZ-së për të minuar besimin e qytetarëve në demokraci, duke forcuar më tej pushtetin e tyre përmes propagandës, anarkisë dhe pasigurisë. Legjitimiteti i institucioneve demokratike dhe besimi në proceset zgjedhore duhet të mbeten të pacenueshme”, ka shkruar Ismaili.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lëvizja Vetëvendosje iu ka bërë thirrje simpatizantëve të saj që…