Kush premtoi lëvizjen pa viza deri në fund të vitit 2018?

29 tetor 2018 | 11:50

Instituti EPIK ka kritikuar deklarimet e liderëve institucional të Kosovës të cilët kanë deklaruar se liberalizimi i vizave do të ndodh brenda këtij viti.

Përmes një komunikate për medie, ky institut ka vlerësuar se askush prej përfaqësuesve të BE-së nuk ka përmendur afate për liberalizim të vizave.

“Siç kemi komunikuar si instituti EPIK, kanë mbetur edhe gjashtë hapat deri në lëvizjen e lirë të qytetarëve. Pjesa kritike e këtyre hapave është votimi i plotësim ndryshimit të Rregullores 539/2001 nga ana e Këshillit të Bashkimit Evropian.
Po ashtu, bazuar në zhvillimet e kohës, EPIK pati komunikuar që nga muaji gusht se lëvizja e lirë për qytetarët tanë nuk mund bëhet këtë vit dhe njëkohësisht është argumentuar se skenari më pozitiv është që vendimmarrja për procesin e liberalizimit të vizave të përfundoj këtë vit, ndërsa qytetarët të lëvizin lirshëm në vitin 2019”, është thënë në komunikatën e institutit EPIK, duke shtuar se këtë fakt e ka vërtetuar edhe Peter Beyer, deputet gjerman nga CDU, anëtar i Komitetit të Punëve të Jashtme, dhe koordinator për Marrëdhëniet Transatlantike, në kuadër të MPJ-së gjermane.

“Në ditët e fundit, zyrtarët e lartë të institucioneve kanë përdorur një gjuhë fajësuese dhe me elemente të urrejtjes etnike ndaj BE-së në rast mos-liberalizimit të vizave deri në fund të këtij viti. Instituti EPIK i përcjellë me shqetësim këto deklaratat dhe rikujtojmë se asnjë përfaqësues i institucioneve të BE-së apo vendi anëtarë, asnjëherë, nuk ka dhënë afate kohore për liberalizimin e vizave. Janë vetë përfaqësuesit institucional të Kosovës të cilët kanë ofruar premtime të paqëndrueshme kohore për liberalizimin e vizave”, është theksuar në komunikatën e institutit EPIK.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në kuadër të javës së tretë të Superligës në futsall,…