Kush thotë se ka qeverisje të mirë nga Kurti, i nevojitet vizitë në QKUK

19 shtator 2024 | 08:29

Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati, ka kritikuar ashpër qeverinë Kurti.

Ai ka numëruar disa dështime të kësaj qeverie.

Sipas tij, në qeverinë Kurti është shtrenjtuar rryma dhe nuk është menduar për qytetarin.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se edhe në politikë të jashtme kjo qeveri nuk ka pasur rezultate.

“100% u shtrenjtu rryma. 50% janë shtrenjtu produktet ushqimore. Vetëm 6.80 rritje rrogash. 300 milion sanksione. Asnjë njohje. Izolim total e qortime nga SHBA e BE Afera korruptive milionëshe në KEK, rezerva shtetërore, etj., etj., etj. Përderisa Serbia bën marrëveshje miliardëshe me Gjermaninë për litium e me Francën për aeroplanë…. ….e të thuash që këto janë suksese e qeverisje e mirë, dmth të nevojitet vizitë në QKUK”, ka shkruar ai.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas dështimi të takimit tre palësh midis kryenegociatorëve të Kosovës…