Kush tradhton më shumë? Italianët kampion, norvegjezët më besnikë (Video)
Italianët rezultojnë njerëzit që tradhtojnë me shumë në marrëdhënien bashkëshortore.
Kjo sipas një sondazhi të realizuar së fundmi. Pas italianëve renditen spanjollet, francezët, gjermanët, etj. Njerëzit që tradhtojnë më pak, apo që janë besnikë në çift janë norvegjezët. Po shqiptarët ku do të renditeshin?
“Me ato që shikojmë përditë ne renditemi edhe më para italianëve. Ne jemi të fshehtë”, ka thënë një djalë.
“Unë njoh shumë raste tradhtish dhe në fund të ditës, në familje hiqen sikur gjithçka është normale. Ajo e shkreta është e fundit që e merr vesh”, ka thënë një vajzë.
“Tranzicioni, emigrimi, varfëria të gjitha nxitin tradhtitë. Ku ka një vend që nuk tradhtojnë”, ka thënë një një zotëri.
Sondazhi u realizua në 10 vende të Evropës nga “Incontri-extraconiugali.com”, një portal që merret me lidhjet jashtëmartesore. /TCh/