Kush u emërua ministër i Jashtëm i Britanisë pas dorëheqjes së Boris Johnson
09 korrik 2018
| 23:18
Ministri britanik i Shëndetësisë, Jeremy Hunt u emërua sot në mbrëmje ministër i Punëve të Jashtme pas dorëheqjes së euroskeptikut, Boris Johnson, i cili ishte në kundërshtim me orientimet e kryeministres, Theresa May në çështjet e Brexit.
“Mbretëresha është e lumtur të miratojë emërimin eJeremy Hunt si ministër të Punëve të Jashtme dhe të Komonuelthit”, njoftoi zyra e kryeministres Theresa May në një komunikatë.
Jeremy Hunt kishte mbështetur qëndrimin e Britanisë së Madhe në Bashkimin Europian.