Kush udhëton për Angli, duhet të vetizolohen për pesë ditë
Që nga 15 dhjetori, udhëtarët që mbërrijnë në Angli do të duhet të vetizolohen vetëm pesë ditë në vend të karantinës dy javore, kjo sipas një strategjie të re testimi të njoftuar nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar.
Sipas rregullave të reja, të gjithë arritjet ndërkombëtare nga destinacionet që mungojnë në listën e korridoreve të udhëtimit të Anglisë do të kenë mundësinë të testohen për COVID-19 pasi të kryejnë karantinën pesë ditore.
Ata që marrin një rezultat negativ do të lirohen nga karantina por duhet të vazhdojnë të ndjekin rregullat për COVID-19.
Skema e “provës dhe lëshimit” kërkon që pasagjerët që mbërrijnë në Angli me aeroplan, traget ose tren të rezervojnë dhe të paguajnë vetë për testim.
“Strategjia jonë e re e testimit do të na lejojë të udhëtojmë më lirshëm, të shohim të dashurit dhe të drejtojmë biznes ndërkombëtar,” thotë Sekretari i Transportit në Mbretërinë e Bashkuar Grant Shapps.
“Duke u dhënë njerëzve zgjedhjen për t’u testuar në ditën e pestë, ne gjithashtu po mbështesim industrinë e udhëtimeve ndërsa ajo vazhdon të rindërtohet nga pandemia”, tha ai.
Karantina e detyrueshme dy-javore në Angli hyri në fuqi më 8 qershor dhe u kritikua shumë nga sektori i udhëtimeve, pasi kjo u pa si një pengesë për turizmin dhe për britanikët që dëshironin të bënin një pushim jashtë shtetit.
Këto rregulla më pas u zbutën për ata që mbërrinin në Angli nga destinacione të miratuara, por kjo listë ndryshon çdo javë dhe udhëtarëve nga vendet që nuk konsiderohen “të gjelbra” u kërkohet të mbajnë karantinën dy-javore.