Kushaj i SBASHK-ut: Po na duhen pare, jo darka

01 shtator 2022 | 23:33

Reshitaj Kushaj përfaqësues nga SBASHK-u ka thënë se sindikatat në Kosovë nuk janë të asnjë subjekti politik.

Ai në Kanal10 ka bërë të ditur se bashkë me kreun e kësaj sindikate, Rrahman Jasharajn janë aty qysh nga vitet e 90-ta në kohën e Hajrullah Goranit.

‘Sindikata nuk është produkt i asnjë partie. Sindikatat ne i kemi formuar në kohën e Hajrullah Goranit në vitet 90-ta. Pra, unë e Rrahman Jasharaj jemi nga ajo kohë, dhe s’kemi ditë çfarë parti do të formohen e kush do të jenë këta njerëz. Po e them me sinqeritetin më të madh, a ka tash që anojnë anej e knej, unë nuk e di”, tha Kushaj.

Kushaj i tensionuar ka kërkuar të mos ketë paragjykime mbi kërkesat e këtyre sindikatave në grevën që po vazhdon ende të mbahet.

“Por s’mund të thoni paragjykime për kërkesat tona. Ne këto kërkesa i kemi pasur të vazhdueshme. Kam qenë i pranishëm në grevën e madhe të Fakulteti Teknik. Populli nuk e voton atë që mësuesin e bjen në këtë gjendje vazhdimisht. Ne kemi pritur që dikush t’u drejtohet mësimdhënësve, Neve po na duhen pare jo darka”, tha Kushaj.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Memphis Depay do të qëndrojë te Barcelona përfundimisht. Kjo u…