Kushdo që e njeh këtë grua le ta lajmërojë policinë, ka mbetur pa përkujdesje
11 janar 2020
| 23:09
Sot në lagjen Dardania në Prishtinë, policia ka ka hasur një grua pa përkujdesje e cila nuk posedon as dokumente identifikuese dhe për rrjedhojë nuk dihet as adresa e banimit të saj.
Policia kërkon nga ata që e njohin gruan në foto të lajmërohen në nr. 192 dhe të ofrojnë të dhëna për identitetin dhe adresën e banimit të saj, në mënyrë që e njëjta të kthehet në vendbanimin e saj.
“Falenderojmë të gjithë ata që do ofrojnë të dhëna në mënyrë që personin në fjalë ta kthejmë në vend-banimin e saj”, thuhet në komunikatën e policisë.