Kushdo që e shihni këtë person, lajmërojeni policinë

19 mars 2021 | 14:29

Policia e Pejës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për arrestimin e Shkëlqim Ahmetajt nga Peja.

Përmes një kërkese drejtuar medieve, policia ka bërë me dije se Ahmetaj po kërkohet për veprën penale “grabitje”.

 “Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, është thënë në kërkesën e policisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një polic, i cili ishte deklaruar i vdekur pas tsunamit…