Kushneri: Kosova larg anëtarësimit në BE

27 dhjetor 2017 | 14:46

Në një shkrim autorial për “EuObserver”, ish-kryeadministratori i Kosovës, Bernard Kushner, ka thënë se anëtarësimi i Kosovës në Bashkimin Evropian (BE) është gati i pamundur në një të ardhme të afërt.

Ai ka dhënë si arsye mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës nga pesë vende anëtare të BE-së, si dhe nga Serbia, por edhe injorimin që ky union i ka bërë krejt Ballkanit Perëndimor në kohët e fundit.

Kushneri ka kërkuar nga vendet që e kanë njohur mëvetësinë e Kosovës të lobojnë më shumë, që edhe pesë shtetet tjera pjesë e Unionit ta bëjnë këtë gjë, në mënyrë që Kosova si pjesë e regjionit, por edhe ai në tërësi, të afrohen më shumë me BE-në.

“Mbi 90 për qind e kosovarëve duan anëtarësim në Bashkimin Evropian, por dyshoj se kjo gjë do të ndodhë shpejt, marrë parasysh që Serbia dhe pesë vende anëtare të BE-së nuk e njohin pavarësinë e saj. Por në këtë rast Unioni duhet të jetë më proaktiv, duke nxitur Qipron, Greqinë, Rumaninë, Sllovakinë, Spanjën, por edhe vet Serbinë, që ta njoh mëvetësinë dhe sovranitetin e Kosovës. Nga ajo që kam parë, kohëve të fundit, Brukseli e ka injoruar qëllimisht Ballkanin Perëndimor, duke shfrytëzuar shpërqendrime si kriza në Ukrainë, ajo e emigrantëve, papunësia, Greqia, dhe së fundmi Greqia e Katalonia”, ka shkuar Kushneri.

Shkrimi autorial i Kushnerit:

Mbi 90 për qind e kosovarëve duan anëtarësim në Bashkimin Evropian, por dyshoj se kjo gjë do të ndodhë shpejt, marrë parasysh që Serbia dhe pesë vende anëtare të BE-së nuk e njohin pavarësinë e saj.

Por në këtë rast Unioni duhet të jetë më proaktiv, duke nxitur Qipron, Greqinë, Rumaninë, Sllovakinë, Spanjën, por edhe vet Serbinë, që ta njoh mëvetësinë dhe sovranitetin e Kosovës.

Nga ajo që kam parë, kohëve të fundit, Brukseli e ka injoruar qëllimisht Ballkanin Perëndimor, duke shfrytëzuar shpërqendrime si kriza në Ukrainë, ajo e emigrantëve, papunësia, Greqia, dhe së fundmi Greqia e Katalonia.

Por kjo pritet të ndryshojë, nisur nga deklarata e Jean-Claude Juncker, i cili thotë se “nëse duam më tepër stabilitet në fqinjësi, atëherë perspektiva e anëtarësimit për Ballkanin Perëndimor duhet të jetë e qartë”.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka thënë pak a shumë të njëjtën gjë, duke nënvizuar se Bashkimi Evropian duhet të jetë më i hapur ndaj vendeve të Ballkanit. Anëtarësimi në BE është zgjidhje e pjesshme e mosstabilitetit në këtë regjion.

Muajin e shkuar, presidenti i Shqipërisë, Edi Rama, tha se Ballkani në përgjithësi dhe Shqipëria në veçanti do të ecin përpara, por nëse perspektiva e anëtarësimit në BE zbehet, ose bëhet e mosqofshme, atëherë gjërat mund të ndryshojnë.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Selim Pacolli është emëruar nënkryetari i komunës së Prishtinës nga…