Kushtet atmosferike shtyjnë vizitën e Pacollit në Suedi
12 dhjetor 2017
| 20:07
Vizita zyrtare e zëvendëskryeministrit të parë, njëherësh ministër i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, e paraparë për sot (12 dhjetor) në Suedi, është shtyrë për një datë tjetër.
Kjo ka ndodhur si pasojë e kushteve të papërshtatshme atmosferike. “Vizita zyrtare në Suedi, ku ishin paraparë takime me homologen e ministrit Pacolli, ministren e Jashtme të Suedisë, Znj. Margot Wallström, me kryetarin e Parlamentit të Suedisë, Urban Ahlin dhe takime të tjera me parlamentarë, do të zhvillohet në një datë tjetër. Vizita në Suedi është në kuadër të turneut diplomatik të ministrit të Jashtëm Behgjet Pacolli në vendet anëtare të Bashkimit Evropian”, është thënë në komunikatën për medie të Ministrisë së Punëve të Jashtme.