Kushtet klimatike, Ambasada e Shqipërisë del me apel për qytetarët që udhëtojnë drejt Kosovës
Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Kosovë u ka bërë thirrje qytetarëve që planifikojnë të udhëtojnë nga Shqipëria drejt Kosovës të informohen mbi kushtet klimatike aktuale.
Në njoftimin për medie është thënë që sidomos për qytetarët që planifikojnë t’i vizitojnë zonat turistike dimërore si Brezovicë, Brod, Bogë, Rugovë të pajisen me goma dimërore, zinxhirë dhe mjete të tjera për qarkullim të sigurt.
“Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Republikën e Kosovës i bën thirrje të gjithë qytetarëve tanë që planifikojnë të udhëtojnë nga Shqipëria drejt Kosovës, sidomos në zonat turistike dimërore si Brezovicë, Brod, Bogë, Rugovë, etj., të informohen mbi kushtet klimatike aktuale, si dhe të sigurohen që të jenë të pajisur me goma dimërore, zinxhirë dhe mjete të tjera për qarkullim të sigurtë, sipas Kodit Rrugor në Republikën e Kosovës”, është thënë në njoftim, duke kërkuar të respektohen këto masa për të shmangur rrezikun e aksidenteve.