Kushtetuesja: Ndaj Tinka Kurtit dhe Drita Millakut pati diskriminim gjinor në zëvendësimin si deputete
26 mars 2021
| 16:33
Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur se ndaj dy ish-kandidateve për deputete nga Lëvizja Vetëvendosje, Tinka Kurti dhe Drita Millakut, në zgjedhjet e vitit 2019, kishte pasur diskriminim gjinor në momentin kur ato nuk ishin lejuar të bëheshin deputete për të zëvendësuar deputetët që ishin bërë ministra.
Atë kohë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Paneli për Ankesa dhe Parashtresa dhe Gjykata Supreme kishin ndjekur parimin e gjinisë, duke mos lejuar që deputetet të hyjnë në vend të deputetëve meshkuj edhe pse ishin të parat në listën e pritjes.
Aktgjykimi i plotë Gjykatës Kushtetuese:KËTU