Kushtetuesja në Rumani urdhëron rinumërimin e votave të zgjedhjeve presidenciale

28 nëntor 2024 | 17:50

Gjykata Kushtetuese e Rumanisë ka urdhëruar rinumërimin e të gjitha votave të raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale, për t’i përjashtuar dyshimet për mashtrim, raporton “The Guardian”. 

Zgjedhjet u fituan nga një kandidat pak i njohur i së djathtës ekstreme, duke shkaktuar befasi të madhe.

Gjykata ka thënë të enjten se ka vendosur unanimisht ta urdhërojë Byronë Qendrore Zgjedhore të Rumanisë që “t’i rishikojë dhe rinumërojë të gjitha fletëvotimet e vlefshme dhe të pavlefshme”.

Zgjedhjet e të dielës u fituan nga ultranacionalisti Calin Georgescu, një person që njihet i afërt me Rusinë.

Uebfaqja rumune “Digi24.ro” ka raportuar se vendimi i Kushtetueses lidhet me një pretendim për mashtrim lidhur me votat që iu dhanë kandidates së qendrës së djathtë, Elena Lasconi, që doli e dyta në zgjedhje.

Ajo është paraparë të përballet në balozhat me Georgescun më 8 dhjetor, pas zgjedhjeve parlamentare të së dielës.

Në ankesë ishte kërkuar nga Kushtetuesja që të anulohen gjitha rezultatet e raundit të parë të zgjedhjeve, diçka që do të vendoset në një takim të premten.

Një ankesë tjetër që pretendonte për mashtrim zgjedhor kundër Georgescut, u refuzua me arsyetimin se ishte dorëzuar me vonesë.

Byroje qendrore e zgjedhjeve pritet të diskutojë sonte për vendimin, por kryesuesi Toni Grebla, ka thënë për mediat rumune se pasi të merret kërkesa zyrtare do të nevojiten disa ditë për t’i rinumëruar afro 9.5 milionë vota.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Forcat e Armatosura përshëndetën 112-vjetorin e Pavarësisë në qytetin e…