Kushtetuesja publikon statistikat e vendimmarrjes gjatë muajit mars
Gjykata Kushtetuese ka publikuar raportin mujor me statistika dhe përmbledhjen e vendimeve të publikuara gjatë muajit mars 2024.
Në njoftim e Kushtetueses është thënë se raporti mujor përmban informata të përmbledhura përkitazi me numrin e seancave të mbajtura, numrin e lëndëve të shqyrtuara/zgjidhura, si dhe numrin dhe llojin e vendimeve të publikuara në ueb-faqen e gjykatës.
“Në përputhje me objektivat e Planit Strategjik të Gjykatës Kushtetuese (2021 – 2025) për informimin më të mirë të publikut, në ueb-faqen e Gjykatës është publikuar raporti mujor me statistika dhe përmbledhjen e vendimeve të publikuara gjatë muajit mars 2024”.
“Raporti mujor përmban informata të përmbledhura përkitazi me numrin e seancave të mbajtura, numrin e lëndëve të shqyrtuara/zgjidhura, si dhe numrin dhe llojin e vendimeve të publikuara në ueb-faqen e Gjykatës”, ka njoftuar Kushtetuesja.
Më tutje është theksuar se “të dhënat rreth vendimeve të publikuara përmbajnë informata të përgjithshme përkitazi me palën parashtruese, datën e publikimit dhe pretendimet e palëve parashtruese, ndërkaq aktgjykimet e publikuara janë shoqëruar edhe me përmbledhje të shkurtra të vendimmarrjes dhe arsyetimit të gjykatës”.