Kushtetuesja rrëzoi Qeverinë Hoti, vjen reagimi nga kabineti i Vjosa Osmanit
21 dhjetor 2020
| 22:38
Nga kabineti i Vjosa Osmanit kanë reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për votën e deputetit Etem Arifi.
Përmes një postimi në “Facebook”, vetëm pak minuta pasi Gjykata Kushtetuese e rrëzoi Qeverinë Hoti, kanë reaguar nga kabineti i ushtrueses së detyrës së presidentit, Vjosa Osmani.
“Dmth., po dihet kah cila zyre kalojnë vendimet!”, ka shkruar bashkëpunëtorja e Osmanit, Egnesa Vitia, derisa e ka postuar këtë fotografi me ushtruesen e detyrës së presidentit.