Kushtetuesja sot pritet ta jap përgjigjen rreth vendimit të qeverisë për kufizimin e lëvizjes së lirë
31 mars 2020
| 16:05
Gjykata Kushtetuese pritet shumë shpejt që t’i përgjigjet presidentit Hashim Thaçi, pas ankesës së tij rreth vendimit të qeverisë për kufizim të lëvizjes së lirë.
“Epoka e re” mëson nga burimet e saj se Kushtetuesja sot pritet ta bëjë publik vendimin nëse vendimi i qeverisë ka qenë antikushtetues ose jo.