Kushtetuesja vendos për ankesat për votat e diasporës, reagon LV-ja
11 dhjetor 2020
| 08:13
Gjykata Kushtetuese ka vendosur për ankesën e NISMA-AKR-PD-së ndaj vendimeve të Gjykatës Supreme për të numëruar votat nga jashtë në zgjedhjet e 6 tetorit të vitit të kaluar, ndonëse ato kishin ardhur jashtë afatit të përcaktuar ligjor.
Fillimisht Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), më 3 nëntor, kishte vendosur se pakot me vota të arritura jashtë afatit të caktuar me ligj, 24 orë nga dita e zgjedhjeve, nuk duhet numëruar.
Por, Supremja kishte vendosur në dy raste për numërimin e pakove të votave nga jashtë.
Më 5 nëntor Gjykata Supreme kishte vendosur në favor të ankesës së LVV-së për numërimin e 1806 pakove të fletëvotimeve të ardhura me postë pas datës 5 tetor. Kishte rikonfirmuar vendimin e marrë më 30 tetor të atij viti.